Friday, January 9, 2026

Ramizi Lladrovci falënderon donatorët dhe kontribuesit për lehtësimin e gjendjes gjatë vërshimeve

Në ditën kur ka përmirësim të situatës nga vërshimet, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar donatorët dhe kontribuesit për lehtësimin e gjendjes gjatë vërshimeve.Lladrovci tha se kërkesa për kompensim të dëmit bëhet në Komunë te Komisioni për vlerësimin e dëmit nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera.

 

 

“Falënderojmë zyrtarët, qytetarët dhe të gjitha kompanitë që ofruan dhe po ofrojnë solidaritet me qytetarët e prekur nga vërshimet si dhe shprehën gatishmëri të përkrahjes deri në normalizimin e plotë të gjendjes.Nga niveli qendror, gjatë vërshimeve nuk kemi kërkuar ndihmë, sepse, mund ta përballonim vetë situatën, ndërsa kemi kërkuar dhe kërkojmë përkrahje për kompensimin e dëmeve ndaj pronave private dhe kompanive të dëmtuara”

Postimi i tij në fb:

 

 

Falënderim për donatorët dhe kontribuesit për lehtësimin e gjendjes gjatë vërshimeve

Falënderoj të gjithë donatorët të cilët vullnetarisht u paraqitën për të ofruar ndihmë me pako ushqimore, strehim dhe transport për të dëmtuarit dhe hapje të kanaleve e rrugëve për qarkullim gjatë vërshimeve.

 

 

Nga pyetjet e qytetarëve, ju njoftoj se kërkesa për kompensim të dëmit bëhet në Komunë te Komisioni për vlerësimin e dëmit nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera.

Falënderojmë zyrtarët, qytetarët dhe të gjitha kompanitë që ofruan dhe po ofrojnë solidaritet me qytetarët e prekur nga vërshimet si dhe shprehën gatishmëri të përkrahjes deri në normalizimin e plotë të gjendjes.

 

 

Nga niveli qendror, gjatë vërshimeve nuk kemi kërkuar ndihmë, sepse, mund ta përballonim vetë situatën, ndërsa kemi kërkuar dhe kërkojmë përkrahje për kompensimin e dëmeve ndaj pronave private dhe kompanive të dëmtuara.

Komisioni për vlerësimin e dëmit në komunën e Drenasit do ta kryej detyrën me përgjegjësi dhe mbetet obligim i nivelit qendror, në pajtim me procedurat ta kryej kompensimin.

 

 

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer