Wednesday, July 16, 2025

Ramush Haradinaj i “hakmerret” Fatmir Limajt – Ja merr ish deputetin Enver Hoti dhe e kandidon për kryetar të Malishevës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se e ka mirëpritur aderimin në partinë e tij ish-deputetin dhe ish-zëvendësministrin e Nismës, Enver Hoti.

Me këtë rast, Haradinaj ka konfirmuar edhe kandidaturën e Enver Hotit për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Enver Hoti përfaqëson më së miri frymën e Aleancës – vendosmërinë, transparencën dhe përkushtimin për t’u shërbyer qytetarëve me ndershmëri. Aderimi i tij është një vlerë e shtuar për projektin tonë politik”, theksoi Haradinaj pas takimit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer