I entuziazmuar nga raporti i fundit i KDI’së qe ka radhitur komunen e Skenderajt në vendin e pare, kryetari i kësaj komunë nuk ka lënë pa e thumbuar qeverisjen e kaluar të Bekim Jasharit për të cilen ka thënë qe komuna në atë kohe ishtë në vendin e 15, pra shume poshtë sipas Nurës, shkruan portali rajoni.org.
Lexo edhe: Me meze e birra: Sami Lushtaku ju mban “vajz” banorëve të Rezallës
Nura në rrjetin social “facebook” ka shkruar;
“Ja një super lajm! ✉️
I lumtur të ndaj me të gjithë ju komunikimin zyrtar që vjen nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), se KOMUNA E SKENDERAJT ËSHTË E PARA, në gjithë Kosovën sa i përket transparencës, një vlerësim i Indeksit të Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022.
E gjetëm në vendin e 15 në vitin 2021, ndërkohë që vetëm një vit më vonë shënuam një ngjitje rekord në krye të të gjitha komunave simotra, që vije si rezultat i një pune të mirë ekipore.
LEXO EDHE: ‘Ju shkoj ymri nëpër gjykata’!?
Ky publikim është vetëm një nga faktet e shumta të pakontestueshme të konstatimeve tona se ekipi ynë qeveris mbi përgjegjshmërinë profesionale, etiken njerëzore dhe mbi dy parimet e demokracisë; transparenca dhe llogaridhënia.
Falënderime të pafundme për të gjithë Ekzekutivin, Legjislativin, punëtorët e Administratës në krye me Zyrën për Informim dhe të gjitha shërbimet tjera publike, për përkushtimin e shfaqur në punë, disiplinën dhe profesionalizmin e treguar.
Nderi më i madh në jetë, është t’u shërbej me nder!./Rajoni.org/
LEXO EDHE:
EKSKLUZIVE: Komuna e Skenderajt shpërblen zyrtaren e vet me grande për fidanë (dokument)
Shpenzimet e mëdha të Komunës se Skenderajt për udhëtime dhe deriavte
A po synohet rrënimi i çerdhes në Skenderaj për shkak të interesave personale!?