E enjte, 7 Nëntor, 2024

Raportimi i rajonit del i saktë për tenderin e kurdisur nga Komuna e Vushtrrisë, prokuroria në gjumë

Ashtu siç raportoj portali rajoni.org, ashtu edhe ndodhi! Komuna e Vushtrrisë sot e ka shpallur fitues kompaninë “Kopshti shpk” të  tenderit për “Ndertimi rrugeve me kubëza Lot II dhe lot III – Ritender” me vlerë totale rreth 295.772€ – ndonëse në garë ishte edhe një operator me oferta me të lira në të dy lotet, raporton portali rajoni.org.

Njeri nga operatoret humbës të këtij tenderi, të cilët oferten e kishte mijera euro me të lire se operatori fitues ishte edhe OE “Construcion Shpk” me oferta totale në vlerë prej 279,496€.

Screenshot

Çka raportoi portali rajoni.org me 22 gusht lidhur me tenderin në fjale?

Pse ky tender dyshohet së është i kurdisur!?

Burimet të rajonit kishin thënë së ky tender është ri-shpallur nga Komuna e Vushtrrisë duke i vendosur kriteret favorizuese për kompaninë “Kopshti SHPK”.

Sipas të njëjtave burime, Autoriteti Kontraktues pas dështimit në herën e parë ka vendosur t’a rishpall në tender me të njëjtën paramas por që tani në ri’tender është rritur çmimin dhe rrjellimisht edhe vlera e parashikuar dhe janë ndryshuar kriteret. 

Se ky tender ka dyshime për kurdisje është ndryshimi në kërkesën e kriterve; pasi që zyra e prokurimit ka vendosur në kritere një pajisje që e posedon ‘vetëm’ kompania “Kopshti”. Bëhet fjale për kriterin ‘gërshere hidraulike montuese në eskavator’.

Së këtë pajisje të veçantë e posedon kjo kompani; mund të konfirmohet farë lehtë edhe nga pamjet e siguruara nga portali rajoni.org.

Portali rajoni ka kërkuar qasje në dokumente publike dhe është në pritje të dokumentacionit për të sjellur hulumtimin e plotë dhe ndryshmet që janë bërë nga tenderi dhe ri-tenderimi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer