E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Policia e konfirmon raportimin e rajonit: Njëri nga sulmuesit është vrarë!

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një sulmues është vrarë në veri të vendit.

LEXO EDHE: Njëri nga terroristet e vrare nga policia, u gjetë i vdekur në vendgjarje me dy armë skaj tij!

“Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia ka bërë të ditur se situata në Banjska vazhdon të jetë e tensionuar dhe se po vazhdojnë sulmet me armë.

“Situata në Veri të vendit, konkretisht në zonën e fshatit Banjska vazhdon të jetë e tensionuar, grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në teren, të cilat edhe përkundër sulmeve ndaj tyre po vazhdojnë angazhimin duke krijuar perimetër të sigurisë, në interes të qetësimit të situatës, ofrimit të sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer