Sonte, në orët e vona të pasdites, ekipet e zjarrfikësve të shoqëruar edhe nga Policia, fatmirësisht kanë arritur të fikin 4 zjarrvënie të qëllimshme, kryesisht zjarre fushore, njofton Komuna e Drenasit.
Duke ditur që temperaturat janë tejet të larta, komuna apelon nga qytetarët të mos djegin hamullorët e tyre, sepse po rrezikojnë jetën e qytetarëve, shtëpi banimi dhe pyjet.
“Vetëm sonte, janë shuar 4 zjarre, në Komoran, Korriticë e Epërme, Gradicë e Poklek.
Me idenfirikimin e personave që kanë shkaktuar këto zjarre, do të merren masa sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.