Wednesday, January 14, 2026

Raportohet se Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut

Nënkryetarja e partisë, Hykmete Bajrami, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i saj, duke kërkuar njëkohësisht edhe dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku dhe të gjithë kryesisë së ngushtë, ka raportuar “KOHA”.

Sipas raportimit, Bajrami theksuar se udhëheqja aktuale nuk gëzon më legjitimitet pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”,citohet të ketë thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer