Marcus Rashford është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me Manchester United, raporton “The Athletic”.
Rashford, i cili me “Djajtë e Kuq” ka kontratë deri në verën vitit 2024, ka marrë disa oferta të arsyeshme nga disa klube të mëdha evropiane, por siç raportohet, sulmuesi anglez ka vendosur të qëndrojë në “Old Trafford”.
“Marcus Rashford është i gatshëm të nënshkruajë kontratën e re pesëvjeçare me Manchester United”, shkruan “The Athletic”.
Rashford kishte treguar performancë mjaft të mirë në sezonin e fundit me skuadrën e Erik ten Hag.
Madje, ai tashmë është një nga lojtarët kryesor tek Man United.