Milot Rashica janë përfshirë në ekipin ideal të javës së shtatë në Superligën turke.
Dy përfaqësuesit kosovarë bënë paraqitje bravuroze me ekipet përkatëse në ligën elitare të futbollit turk.
Futbollisti vushtrrias shkëlqeu me një asistim dhe një penallti të nxjerrë tek Besiktasi në fitoren e pastër ndaj Kayserisporit me rezultat 3:0.
E veçanta e krejt kësaj ishte se Rashica në këtë ndeshje luajti si mbrojtës i djathtë.
Për të ky ishte asistimi i tretë sezonal, ndërsa e ka realizuar edhe një gol.
Mbetet të shihet nëse ish-futbollisti i Werder Bremenit, Norwich Cityt e Galatasarayt do të aktivizohet si mbrojtës i krahut edhe në vazhdim të sezonit.
Kurse, Aliti, një titullar i padiskutueshëm tek Alanyaspori, ishte i pakalueshëm në fitoren minimale, 1:0 ndaj Rizesporit. /Gazeta Express/