E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Rast i dhimbshëm për familjen Zogjani, gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete 63-vjeçari

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një person është gjetur pa shenja jete, në mes të rrugës. I ndjeri është gjetur i shtrirë nga një qytetar, i cili njoftoi menjëherë Policinë e Ambulancën, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Lavdim Zogjanin, 63-vjeçar, vdekjen e të cilit e konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë dhe në trupin e tij nuk ka shenja dhune.

Ndërkohë edhe familja ka njoftuar në rrjete sociale për vdekjen e tij, ku u bë e ditur se ceremonia e varrimit do të bëhet sot, në varrezat e Fushë Kosovës.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët, me datë 27.02.2023 ndërroi jetë babai ynë: Lavdim Zogjani.

Varrimi i të ndierit bëhet me datë 28.02.2023 në ora 12:00 në varrezat e Fushë Kosovës.”

Në anën tjetër, edhe Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer