Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Fana në fshatin Korroticë e Epërme në Drenas, ku humbi jetën familjari i tyre, Naim Fana. Ai u dërgua në spital pa shenja jetë, me ç’rast ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij.
Sinjali mëson se Naim Fana, 63-vjeçar, vdiq papritmas dhe nuk arriti të mbijetojë derisa u dërgua në Qendër e Mjekësisë Familjare në Komoran.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë deklaratat e disa familjarëve të të ndjerit.
Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion dhe të iniciohet rasti si “Hetim i vdekjes”.
Edhe miqtë e familjarët e të ndjerit kanë njoftuar për vdekjen e tij, ndërsa ende s’kanë bërë të ditur për kohën e ceremonisë së varrimit.