E diel, 22 Dhjetor, 2024

Rast i rëndë në familjen Latifi: Babai tenton ta vrasë me sëpatë të birit

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në familjen Latifi në Bardhosh të Prishtinës, ku është arrestuar një 65-vjeçar, i cili po dyshohet se ka tentuar ta vrasë të birin e tij, duke e goditur me sëpatë, në orët e mëngjesit.

Kështu kanë bërë të ditur burimet nga QKUK-ja, ku kanë njoftuar se viktima 35-vjeçar është pranuar në këtë qendër me plagë në kokë, me ç’rast mjekët kanë intervenuar dhe gjendja e tij fatmirësisht është stabile.

Kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se i kishte paraprirë një debat mes palëve, ku bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë babai i tij e kishte kërcënuar se do ta vrasë. Ashtu edhe tentoi, ku pas këtij konflikti ai dyshohet se iu vërsul me sëpatë.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar Policia posa ka marrë informacionet për rastin, ku ka konfiskuar mjetin që e kishte përdorur i dyshuari, ndërkaq i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe më pas me urdhër të prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën “vrasje në tentativë”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer