E enjte, 14 Nëntor, 2024

Rast i rëndë per familjen I moshuari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet i plagosur në QKUK

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në familjen Sekiraqa në rrugën “Ramë Vllasa” në Podujevë, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Një burrë i moshuar u gjet i plagosur pasi dyshohet se tentoi t’i jap fund jetës. Viktima është dërguar në spital, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 87-vjeçar, i cili u gjet me plagë në shtëpinë e tij nga një fqinj i tij, i cili dëgjoi zhurmën në shtëpinë e të moshuar dhe shkoi menjëherë për t’i dalë në ndihmë.

Ambulanca dhe Policia intervenuan në vendin e ngjarjes posa rasti u raportua, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor, si pasoj e plagëve të marra.

Motivet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja akoma nuk dihen, por që hetimet kanë nisur me vendim të Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vetëvrasje në tentativë”.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer