E premte, 27 Dhjetor, 2024

Rast tragjik për familjen Hasani: 48-vjeçari i jep fund jetës, gruaja e gjeti të varur në tavan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën pak para mesnatës në familjen Hasani në Prishtinë. Në shtëpinë e tyre në rrugën “Mehmet Akif Ersoy”, kryefamiljari vdiq tragjikisht pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Rasti tragjik e tronditi më së shumti gruan e të ndjerit, e cila e gjeti burrin të varur në tavan, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Gëzim Hasanin, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se 48-vjeçari ishte pa shenja jete.

Për motive akoma të panjohura, i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke u varur në tavanin e shtëpisë dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë, përkundër që bashkëshortja e tij intervenoi dhe tentoi t’ia jap ndihmën e parë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i paketë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer