E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Rasti i parë në botë, lind gjirafa unike pa njolla

Një gjirafë pa njolla ka lindur në një kopsht zoologjik në Tenesi, duke e bërë një të vetme dhe unike në botë. Gjirafa, e lindur më 31 korrik në kopshtin zoologjik Brights, ka ngjyrë kafe dhe nuk ka njollat, që janë karakteristike për gjirafat.

Njollat, të cilat kryesisht funksionojnë si një formë kamuflimi në natyrë, përmbajnë një sistem enësh gjaku poshtë tyre që i ndihmojnë ata të çlirojnë dhe rregullojnë nxehtësinë e trupit.

“Ekspertët besojnë se ajo është e vetmja gjirafë me ngjyrë të fortë kafe në të gjithë botën”, tha Brights Zoo në një njoftim.

Stephanie Fennessy, drejtore ekzekutive e Fondacionit për Ruajtjen e Gjirafave, tha se nuk kishte parë kurrë një gjirafë të ngjashme në natyrë në Afrikë.

“Regjistrimi i fundit i njohur i një gjirafe pa njolla ishte në kopshtin zoologjik Ueno në Tokio në vitin 1972”, tha David Bright, drejtori i kopshtit zoologjik, në një email për CBS News.

Kopshti zoologjik ka publikuar katër emra kandidat për t’ja vendosur gjirafës unike dhe vetë njerëzit do e vendosin se si do quhet.

Katër emrat janë: Kipekee, që do të thotë unike; Firyali, që do të thotë e pazakontë ose e jashtëzakonshme; Shakiri, që do të thotë “ajo është më e bukura”; dhe Jamella, që do të thotë “një me bukuri të madhe”.

Publiku, i cili tani mund të vizitojë gjirafën e porsalindur në kopshtin zoologjik, do të mund të votojë për emrin e tyre të preferuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer