E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Rasti i rëndë në Fushë Kosovë: Gruaja u qëllua me armë nga bashkëshorti në kokë, bark e krah

Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person është plagosur. Viktima që u plagos është një grua, e cila tashmë është transportuar në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Idriz Alija, ndërsa viktima që u qëllua është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima ka plagë në kokë, abdomen e në njërin krah, ku u qëllua me armë zjarri nga burri i saj.

Rasti sipas informacioneve të para ka ndodhur te tregu në Bresje dhe akoma s’dihen motivet e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar dhe tashmë është shoqëruar në stacion policor për procedurat e mëtejme.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer