Friday, April 11, 2025

Rasti i QKMF’së, prokuroria mbyll hetimet: Asnjë shkelje ligjore nga kryetari i Skenderajt, Fadil Nura

Edhe pas ankesës në Gjykatën e Apelit, lidhur me pretendimet e ish-zëvendës drejtoreshës së QKMF-së në Skenderaj, se kryetari i komunës, Fadil Nura, ka bërë shkelje ligjore, me rastin e ndërrimit të pozitës së saj zyrtare, Florentina Shala – Gashi, prokuroria speciale e ka hedhur poshtë kallëzimin penal.

Duke e shfrytëzuar të drejtën e ankesës, Shala-Gashi kishte bërë ankesë ndaj vendimit të shkallës së dytë, me ç’rast gjykata e kishte urdhëruar prokurorinë e shtetit të rifillojë hetimet në rastin e saj, për të konfirmuar nëse qëndrojnë pretendimet e saj.

Pas një periudhe kohore të mbledhjes së informatave, pyetjeve dhe veprimeve për të zbardhur të vërtetën, Prokuroria e Shtetit ka konstatuar përfundimisht se nuk ekziston asnjë dyshim i arsyeshëm se personi i sipërpërmendur (kryetari i komunës së Skenderajt, v.j) ka kryer veprën penale të lartpërmendur.

Me poshtë gjeni aktvendimin e Prokurorit të Shtetit, të siguruar nga burimet e rajonit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer