Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si “Toka”
Në këtë rast ishin duke u gjykuar Azem Syla, ish-deputet i PDK-së dhe 21 persona të tjerë.
Gjykata e ka shpallur të pafajshëm Azem Sylën teksa ka shqiptuar dënime me burgim e gjobë për disa të akuzuar të tjerë:
Shaban Syla – 7 vite burgim, 50 mijë euro gjobëq
Shpresim Uka – 7 vite burgim dhe 50 mijë euro gjobë
Ramadan Uka – 5 vite burgim dhe 40 mijë euro gjobë
Arton Vila – 5 vite burgim dhe 40 mijë euro gjobë
Abdurrahman Brrajshori – 3 vite dhe 30 mijë euro gjobë
Ilaz Syla – 3 vite dhe 10 mijë euro
Ljubisha Vujoviq- 4 vite burgim dhe 20 mijë euro
Sabedin Haxhiu – 1 vit burgim
Vidosav Novakoviq – 4 vite burgim, 20 mijë euro gjobë
Gazmend Gashi, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi dhe Ramadan Mavraj po ashtu janë shpallur të pafajshëm.
Pjesë e kësaj aktakuze kanë qenë edhe N.U., Sh.M., Ilaz Syla, Mustafë Haliti dhe Hajrullah Berisha, por për dy të parët është pushuar procedura pasi ata kanë ndërruar jetë, ndërsa për shkak se gjykata nuk ka arritur të siguroi prezencën e Ilaz Sylës, Mustafë Halitit dhe Hajrullah Berishës, për të njëjtit është veçuar procedura.