E hënë, 18 Nëntor, 2024

Rasti tragjik për familjen Vishaj, ky është i riu që vdiq në vetëaksidentin e rëndë në fshatin Lëbushë të Deçanit!

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lëbushë të Deçanit ku një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar, shkruan portali rajoni.org.

Personi qe ka mbëtur i vdekur është Egzon Vishaj i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve dhe ka humbur jetën.

Ndërsa njoftimin për vdekjen e tij e ka dhënë edhe Hajdar Sutaj përmës rrjetit social “facebook”.

“I pikëlluar thellësisht me ndarjen aksidentale nga jeta të të riut Egzon Vishaj nga Belegu i Deçanit!
Në këto momente të rënda për familjen Vishaj, ndajmë dhimbjen me ta, dhe lusim Zotin e Plotëfuqishem të ua dërgoj forcen për ta përballuar dhimbjen!“, ka shkruar Sutaj.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:17 policia është njoftu për një vetëaksident në fshatin Lëbushë të Deçanit ku një kombibus është vetëaksidentuar. Në të kanë qenë 4 persona të lënduar ku janë dërguar në spitalin rajonal e ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se njëri prej tyre ka vdekur ndërsa 3 të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes është edhe njësiti i policisë për të hetu rastin”, ka deklaruar Gashi./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer