Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqen për vrasjen e Marigona Osmani ndërsa me 15 vjet burgim e ka dënuar Arbër Sejdiun, shkruan Insajderi.
Dënimi i Krivaqës është duartrokitur e mirëpritur nga të gjithë të pranishmit në sallë. Në sy bie reagimi i babait të së ndjerës, i cili shihet me duar lartë, që duket si simbol i fitores.