Me një rreth aq të madh të familjarëve e miqve, Ariana dhe Ermali sigurisht që në çdo sezon veror ftesat për dasma i kanë të “pafundme”.
E bashkëshortja e këngëtarit të njohur e merr seriozisht çdo paraqitje, duke u siguruar që gjithçka të jetë në nivel.
Në një nga paraqitjet e fundit, Ariana është shfaqur në top formë në një fustan ngjyrë rozë të lehtë, inspiruar nga “pushtimi” i ngjyrës rozë së fundmi nga filmi “Barbie”.
Fustani është kreacion i dizajnerit Valdrin Sahiti i cili duket të jetë ndjerë i përmbushur profesionalisht kur e ka parë atë të veshur në trupin e Arianës.
Reagimin, Sahiti e ka ndarë me ndjekësit në TikTok.
“Seks hëë seks”, dëgjohet ai duke thënë, i lumtur me rezultatin final.
Shumica e komenteve kanë qenë me komplimente për Arianën teksa aty-këtu, një pjese të komentuesve komenti iu ka dukur pak i papërshtatshëm.
Ne si vëmë faj Valdrinit! Ariana duket bombë duke ia bërë kreacionin e tij edhe më të bukur!