Kandidati për asamble të Drenasit, Labinot Halilaj, ka reaguar pas paralajmërimit për publikimin të një audio-incizimi ku ai dëgjohet duke biseduar me disa asamblistë për çështje pronash.
Në reagimin e tij, Labinot Halilaj ka thënë së, sot, në Drenas, është zhvilluar një aksion i dështuar nga strukturat e mbetura të UDB-së, kinse për një audio-incizim me tendenca shantazhi, dëmtimi të imazhit, linçimi dhe mashtrimi të opinionit publik.
Ai i ka cilësuar këto përpjekje si përpjekje të ulëta për të fabrikuar lajme dhe për të manipuluar qytetarët, i përkasin një kohe që ka marrë fund në vitin 1999 me çlirimin e Kosovës dhe rrëzimin e aparatit represiv të UDB-së.
Postimi:
UDB-ashët në Aksion por Dështimi është i Pashmangshëm!
Sot, në Drenas, është zhvilluar një aksion i dështuar nga strukturat e mbetura të UDB-së, kinse për një audio-incizim me tendenca shantazhi, dëmtimi të imazhit, linçimi dhe mashtrimi të opinionit publik.
Këto përpjekje të ulëta për të fabrikuar lajme dhe për të manipuluar qytetarët, i përkasin një kohe që ka marrë fund në vitin 1999 me çlirimin e Kosovës dhe rrëzimin e aparatit represiv të UDB-së.
Sot, UDB nuk ekziston përveç disa mbetjeve të saj të diskredituara, që ende përpiqen të mbjellin frikë dhe përçarje. Por qytetari i Drenasit i njeh mirë kush janë këta njerëz dhe çfarë qëllimesh përfaqësojnë.
Prandaj, ne do të vazhdojmë të palëkundur drejt fitores më 12 Tetor në përkrahje Për Drenasin Kampion, me Ramiz Lladrovcin 101 për të drejtën, për zhvillimin, për perspektivën dhe për të mbyllur përgjithmonë kapitullin e këtyre mbetjeve të errëta të së kaluarës.
#RamizLladrovci101✅
#LabinotHalilaj30✅