Mbrojtësi i Kombëtares së Kanadës, Alphonso Davies nuk është duke vazhduar kontratën me Bayern Munich.
Gazetari gjerman i Bildit, Christian Falk ka raportuar sot se mbrojtësi nuk dëshiron të bëjë kontrët të re me Bavarezët, shkruan Indeksonline
Kampioni aktual i Bundesligas ka ofruar 14 milionë euro në vit për futbollistin, por kanadezi kërkon 20 milionë euro.
Real Madridi është duke e vëzhguar situatën mes Davies dhe Bayernit, pasi si opsion kryesor të mbrojtës ka pikërisht 23-vjeçarin.
Gjatë këtij sezoni në Bundesliga, Davies ka zhvilluar 21 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asiste./Indeksonline/