E martë, 24 Dhjetor, 2024

Real Madridi “mjeshtër” në merkato, madrilenët shpenzojnë më pak dhe fitojnë më shumë

Real Madridi shikon tregun dhe di të marrë më të mirën prej tij. Ky është një leksion që klubi i bardhë i ka dhënë të gjithë gjigantëve të Europës.real madridSepse planet e tij nuk janë të menjëhershme. Sepse diskutimi është i vazhdueshëm, në kërkim të profilit që i përshtatet. Nëse një lojtar nuk funksionon, Reali rinis nga e para. Klubi i bardhë po kërkon një qendërmbrojtës të ri me potencial, po, edhe pse para se të tërhiqet këmbëza është e nevojshme të vendoset 100% se kush është i zgjedhuri. Si Vitor Reis apo Jarek Gasiorovski, por edhe të tjerë. Ka një rrugë për të shkuar. Është një taktikë e njohur.

Gjithashtu duke shtuar variablin e shitjes në ekuacion. Kapitali për të balancuar paratë dhe për të pastruar xhepin. Kështu punojnë në Madrid dhe e bëjnë këtë prej vitesh. Dekada e fundit shërben si shembull. Deri në 25 klube kanë pasur një bilanc më të lartë transfertash se Madridi, i 26-ti në listë. Një shpenzim neto prej 241.95 milionë euro. Në këmbim, 24 tituj mes të cilëve 5 Champions League si qershia mbi tortë.

Mançester Junajtid (1,4 miliard euro), PSG (1 miliard), Çelsi (1 miliard), Arsenali (943 milionë) dhe Siri (905,5 milionë euro) janë pesëshja kryesore, të vetmet që tejkalojnë një bilanc negativ prej 900 milionë euro. Pas tyre janë Totenhemi, Milani, Njukasëlli dhe Barcelona. Edhe disa klube më të vogla angleze si Bërnmoth (17), Kristal Palas (20), Fulham (22), Brajton (23) ose Uolverhempton (24), të gjithë ia kalojnë Madridit në këtë klasifikim të veçantë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer