Kroati Ante Rebiç raportohet se karrierën mund të vazhdojë në Bundesligën gjermane.
Reprezentuesi i Kroacisë, sipas medieve italiane, kërkohet nga klubi i njohur gjerman, Wolfsburg.
Klubi gjerman dëshiron ta ketë në skuadër kroatin për sezonin e ardhshëm. Madje, siç raportohet, Wolfsburg në transferimin Reibiçit mund ta përfshijë edhe Vranckx.
“Wolfsburg është në negociata me Milanin për Rebic. Vranckx mund të përfshihet në marrëveshje”, shkruajnë mediet italiane.
Negociatat mes dy palëve thuhet se po rrjedhin mirë, dhe marrëveshja për transferimin e kroatit tek klubi gjerman mund të arrihet brenda pak ditëve.