E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Reçaku, dhimbja që u shndërrua në forcë për liri dhe pavarësi

Sot me dhimbje të madhe Kosova përkujton 45 martirët e Reçakut.15 janari i vitit 1999-të shënon një nga ngjarjet më makabre të kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Kjo ngjarje trokiti në ndërgjegjen e bashkësisë ndërkombëtare duke e pasqyruar mizorinë e pushtetit ushtarako-policor serb.Ambasadori asokohe i misionit të OSBE-së, William Walker, pa me sytë e tij dhe përjetoi tmerrin e shkaktuar nga Serbia.

Ai pati deklaruar se nuk ka fjalë ta përshkruante këtë akt.

“Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”, deklaronte ai.

E sot 24-vjet pas kur Kosova është e lirë dhe e pavarur, falë gjakut të dëshmorëve dhe civilëve të pafajshëm e të pambrojtur, Reçaku zë një vend të veçantë në historinë e lavdishme të Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer