Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen ka regjistruar kohën më të shpejtë në pistën e Suzuka-s në Japoni, duke fituar “pole position”, dhe do të niset i pari në garën që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Dy herë kampioni i botës regjistroi kohën 1:28.877. Pas tij, janë renditur pilotët e McLaren, Osciar Piastri dhe Lando Norris, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Vetëm vendi i katërt për Charles Leclerc të Ferrarit, teksa piloti tjetër i Red Bull, meksikani Sergio Perez nuk bëri dot më shumë se vendi i pestë.
7 herë kampioni i botës, Lewis Hamilton i Mercedes, u rendit në vendin e shtatë./abcnews.al