Carlo Ancelotti u bë dje trajneri me më shumë tituj në historinë e Real Madridit. Pas fitores kundër Pachuca-s, trajneri italian foli në konferencën për shtyp:
“Jam shumë i lumtur. Është një sukses. E nisëm disi…, por pak nga pak morëm kontrollin. Sigurisht që kishim një diferencë në cilësi, por duhej të tregonim qëndrim dhe pak nga pak e merituam. Në fund, më pëlqeu qëndrimi i lojtarëve; gjetëm pasimet mes linjave.”
Nga 15 titujt e tu, cili është më i veçanti?
Është e vështirë ta them, por ‘La Décima’ ishte speciale për mua dhe për Madridin. Edhe fitorja në Ligën e Kampionëve në Paris. Nëse duhet të zgjedh, do të jenë këto dyja.
A di ti më mirë se të gjithë si fitohen trofetë me Real Madridin?
Dua të jem i sinqertë. Të fitosh tituj te Real Madridi është më e lehtë sesa diku tjetër: klubi është i jashtëzakonshëm, tifozët janë mbështetës dhe skuadra ka lojtarët më të mirë në botë.
Çfarë kujton nga kthimi yt në Madrid?
Kurrë nuk do ta mendoja se mund të kthehesha. E bëra atë telefonatë vetëm për të parë nëse mund të gjeja ndonjë lojtar për të transferuar. E hodha si ide dhe ata ranë në kurth (qesh).