Rekordmeni i Guinness-it, Bujar Muli, ka reaguar ndaj Drejtoreshës së Sportit në Komunën e Vushtrrisë, Medina Bunjaku, duke e akuzuar për neglizhencë dhe mungesë përgjigjeje lidhur me një kërkesë për shfrytëzimin e sallës sportive, shkruan rajoni.org.
Sipas Mulit, tash e më shumë se dy muaj ai dhe ekipi i tij janë në pritje të një konfirmimi nga drejtoria për përdorimin e sallës sportive më 18 korrik, datë kur planifikohet tentativa për thyerjen e një rekordi botëror nga 2000 deri në 2500 kilogramë, në praninë e jurisë së Guinness.
Ai thotë se, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga drejtoria, gjë që sipas tij lë dyshime për mungesë vullneti për të mbështetur një aktivitet që do ta promovonte Vushtrrinë në nivel ndërkombëtar.
“Unë nuk po e bëj këtë për interes personal, por për qytetin tim dhe për sportin. Asnjë qëndrim personal nuk duhet të bëhet pengesë për një aktivitet që e promovon qytetin”, ka shkruar Muli në reagimin e tij publik.
Ai ka paralajmëruar se salla sportive do të përdoret më 18 korrik për këtë ngjarje, duke thënë se institucionet nuk mund të arsyetohen më vonë se nuk kanë qenë të informuara.
Postimi:
Njoftim për Drejtoreshën e Sportit në Vushtrri Medina Bunjaku
Drejtuar Drejtoreshës së Sportit në Vushtrri, znj. Medina Bunjaku.
Ka më shumë se dy muaj që jemi në pritje të një përgjigjeje për konfirmimin e përdorimit të sallës sportive për datën 18 korrik, ku do të tentoj thyerjen e rekordit botëror 2000–2500 kg, në praninë e jurisë së Guinness.
Pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme, deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kjo krijon dyshime serioze se mungon vullneti për të mbështetur një ngjarje që do ta promovonte Vushtrrinë në nivel botëror.
Unë nuk po bëj këtë për interes personal, por për qytetin tim dhe për sportin. Asnjë qëndrim personal nuk duhet të bëhet pengesë për një aktivitet që e çon përpara qytetin tonë.
Prandaj po e bëj këtë njoftim publik:Salla sportive më 18 korrik 2026 do të përdoret për këtë event, dhe më vonë të mos thuhet se nuk keni qenë të informuar.
☝️💪☝️💪☝️💪☝️💪
Me respekt,Bujar MuliKampion dhe Rekordmen Botëror