E enjte, 14 Nëntor, 2024

‘Remi’ flet për arrestimin e Enver Sekiraqës nga UÇK-ja: Ishte problematik

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa i njohur si ‘Remi‘, po rrëfen në Pressing të T7.

Ndër tjerash ai ka folur edhe për një ndalim që iu kishte bërë Enver Sekiraqës, tash i burgosur, si i akuzuar për nxitje të vrasjes së Triumf Riza.

Por para saj ngjarje, Remi thotë se edhe para luftës, Sekiraqa ka shkaktuar probleme në lagje e qytetin e tij.

”Ka qenë person problematik, një qasje e mediave ka qenë interesant për me zmardhu. Beso që ne nuk jemi marrë në atë punë. Shumë ngjarje për atë i kemi msu pas lufte. Ai ka qenë njeri i trajtun për problemet në lagjet dhe qytetet e tij. Ka pas qasje problematike, për njeri që e ka prishur ambientin është marrë dhe është liruar“, ka thënë ai.

Remi thotë se si për Fadil Syleviqin edhe Enver Sekiraqen nuk ka pasur asgjë sekrete.

”Qasja ka qenë shumë transparente, nuk ka pasur asnjë gjë që nuk e kanë ditur një mijë njerëz. Qasja për ndalimin e Syleviqin, por edhe për Enverin nuk ka qenë asgjë sekrete“, ka thënë ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer