E enjte, 24 Tetor, 2024

Rënia e kulmit të Komunës së Prishtinës, IHMK del me detaje për erërat që janë regjistruar dje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë detaje për erërat që janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në vend.

Ky institut bëri të ditur se nga ora 00 deri në orën 23:55 shpejtësia maksimale e erës që është regjistruar ka qenë 9.8 m/5.

Sipas Institutit, kjo shpejtësi i përgjigjet shkallës së Bosforit 5 që nënkupton erë mesatarisht e fortë që tund gjethet, lëviz flamujt e gjëra të ngjashme dhe s’shkakton kurrfarë dëme.

“Në intervalin kohor prej orës 00 deri në orën 23:55 ka regjistruar shpejtësinë maksimale 9.8m/s ( 35.2km/h). Shpejtësia max 9.8m/s (35.2km/h),u regjistrua në orën 13:05. Shpejtësia e erës e regjistruar dje 9.8m/s, i përgjigjet shkalles së Boforit 5, që d.m.th erë mesatarisht e fortë (drunjtë e vegjël me gjethe fillojnë të tunden, lëvizë flamujt e të ngjashme), që d.m.th se kjo shpejtësi e regjistruar nuk mund të shkaktoj kurrfarë dëme”- thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

IHMK ka sqaruar se matja bëhet çdo pesë minuta, duke lënë të kuptohet se brenda këtij intervali mund të ketë ndodhur ndonjë shpejtësi më e madhe dhe stacioni nuk e regjistron.

Kujtojmë se, dje një 23 vjeçare ka mbetur e lënduar rëndë pasi është rrëzuar çatia e objektit të Komunës së Prishtinës. Dje u raportua se çatia ka rënë për shkak të erërave të forta në kryeqytet.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer