E enjte, 28 Nëntor, 2024

Reperi T.I. dhe gruaja e tij akuzohen për përdhunim

Reperi TI (Clifford Harris) dhe gruaja e tij, Tameka “Tiny” Harris , akuzohen për përdhunim. Sipas një raporti të New York Times, një grua e paditi çiftin, duke pretenduar se në vitin 2015, ata e kishin droguar dhe përdhunuar. Viktima e supozuar, e cila mbetet anonime, pretendon se ata u takuan në një klub në Los Angeles, ku ajo u drogua, u dërgua në një hotel dhe u abuzua.

Në padi, ajo thotë se Tiny i ofroi asaj dhe shoqes së saj një pije, të dy e pranuan atë. Çifti i ftoi të dy në hotel, por vetëm viktima e dyshuar i ndoqi. Fillimisht në dhomë kishte edhe persona të tjerë. Së shpejti, atyre iu kërkua të largoheshin dhe mbetën vetëm me të. Ajo pretendon se të tre kanë bërë dush, e kanë masazhuar dhe ajo ka filluar të ndihet e trullosur.

Në padinë që ka bërë, ajo thekson gjithashtu se ka vjellë “dhe ka rënë të fikët deri në mëngjes”, kur është zgjuar me dhimbje

Avokati i T.I. dhe Tiny i mohon akuzat. “Qëndrimi ynë është i qartë… Jemi të pafajshëm, nuk do të rrëzohemi dhe presim me padurim ditën e gjyqit”, theksohet në deklaratën zyrtare të çiftit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer