Sot pritet të ketë rikthim të kushteve dimërore, me të reshura shie dhe bore – sipas parashikimit të Meteo Ballkan.
Reshjet e shiut shumë shpejt do të shndërrohen në borë fillimisht në viset kodrinore-malore, pastaj edhe në viset e ulëta.
Reshje bore priten në gati të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Pasdite vonë ose në mbrëmje reshjet pushojnë dhe pasojnë kthjellime të pjesshme.
Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme që nga mëngjesi, por edhe më të theksuara në orët e mbrëmjes kur pritet të “zhyten” në “minus”.