Sunaj Keçi nuk është më trajneri i FC Drenicës.
Klubi nga Skenderaj përmes një njoftimi, ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit prishtinas.
Keçi sipas njoftimit nga klubi kuqezi, është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta në tri ndeshjet e para të këtij sezoni, ku drenicasit kanë marrë vetëm 1 pikë.
“Pas rezultateve te dobëta në tri ndeshjet e Ligës Parë së Kosovës në futboll, Bordi i klubit ka mbajtur mbledhje urgjente dhe ka vendosur unanimisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sunaj Keçi. Ne e falënderojmë trajnerin Keçi për bashkëpunimin e deri tanishëm dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij. Ambiciet e klubit janë serioze dhe të mëdha dhe si rrjedhojë e kësaj ka ardhur edhe deri te ky vendim. Klubi do të angazhohet me gjithë potencialin dhe mundësitë që ka për të bërë zgjedhjet e duhura për t’iu kthyer rezultateve pozitive. Ne nuk dorëzohemi”, thuhet në njoftim e Drenicës