E enjte, 28 Nëntor, 2024

Rike Roçi tregon historinë e ndarjes nga partneri pas tradhëtisë

Koha e gjatë që kalojnë me njëri tjetrin, Brenda shtëpisë së Big Brother, u mundëson banorëve t’i tregojnë njëri tjetrit gjithfarë historish. Këtë herë, kanë qenë vajzat e Big-ut që janë bërë me njëra tjetrën për të teguar historitë që u pëlqejnë më shumë, ato të dashurisë.

Kur ka qenë radha e Rike Roçit, ajo ka treguar për ndarjen që erdhi pas tradhëtisë së ish partnerit të saj, megjithëse nuk e lë as veten pa faj.
“Unë kam qenë e tradhtuar, por gabimi ka qenë i imi, sepse në atë lidhje unë isha e përqendruar aq shumë në vete saqë e anashkaloja. Ai nuk ndjente përqendrimin tim në histori, unë isha për punë sa andej, këndej, shiheshim shumë pak. E doja por isha shumë e angazhuar. E fala, por nuk ishte me asgjë ashtu si në fillim. Totalisht shumë ndryshe”, u shpreh Rike Roçi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer