ot zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Këtë të mërkurën luhen dy sfida, ajo mes Prishtinës e Trepçës’89, si dhe Dukagjinit e Dritës.
Prishtina erdhi në këtë fazë pasi eliminoi Gjilanin pas penalltive, me kohën e rregullt dhe vazhdimet që u mbyllën pa gola.
Në anën tjetër, 89-shi eliminuan favoritët e Llapit 4:3, pas vazhdimeve.
Mitrovicasit ishin duke humbur 0:2 dhe në fund arritën ta rikthejnë rezultatin dhe të kalojnë në çerekfinale.
Takimi tjetër është mes Dukagjinit e Dritës. Klinasit arritën këtu pas eliminuan Dinamon, fal golit të Altin Merlakut.
E kundërshtari i tyre, Drita pa ndonjë telashe eliminoi Rilindjen me rezultatin 3:0.
Të dy sfidat e ditës së sotme zhvillohen nga ora 13:0