Tuesday, July 1, 2025

Rikthim i lavdishëm, Serie A dominon kompeticionet evropiane

Mund të themi se po i rikthehet lavdia e dikurshme. Kampionati italian i futbollit, Serie A është ringjitur në podium, si kampionati me më shumë skuadra në Evropë, teksa plot 7 të tilla kanë shkuar në fazën me eleminim direkt të kompeticioneve evropian, të këtij sezoni, ku probabiliteti, që një prej trofeve të shkojë në gadishullin Apenin është goxha i lartë.

Pas Inter, Napoli e Lazio, të cilët siguruan avancimin, në fazën me eleminim direkt të UEFA Champions League, tashmë, Milan, Atalanta e Roma kanë “blinduar” pozicionet e tyre në fazën tjetër, të UEFA Europa Leauge, ndërsa Fiorentina siguroi kalimin nga faza e grupeve të Conference League.

Përsa i përket kampionateve të tjera, Premier League ka pësuar një rënie të ndjeshme me “ishullorët”, që humbën dy ekipe në Champions League, Manchester United e Newcastle, Spanja, në Champions humbi vetëm “andaluzianët” e Sevilla, që e mbylli “aventurën” e saj këtë sezon, në vendin e fundit të grupit B, ndërsa Gjermania humbi skuadrën e Union Berlin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer