Saturday, October 11, 2025

Rilind Berisha, 32-shi i PDK-së në Ferizaj: Zhvillimi kërkon përkushtim, jo vetëm premtime

Rilind Berisha, kandidati me numrin 32 në listën e PDK-së në Ferizaj, vjen si një profesionist me përvojë të gjerë në administratë, drejtësi dhe arsim të lartë. Ai përfaqëson Nëndegën nr. 5 të qytetit, dhe konsiderohet një nga zërat e rinj që po sjell energji dhe profesionalizëm në politikën lokale.

Pas studimeve dhe specializimit në Itali, Berisha është rikthyer në Kosovë për të kontribuar në institucione shtetërore, duke filluar nga Kabineti i ish-kryetarit të Kuvendit dhe PDK-së, Kadri Veseli, e deri te Ministria e Drejtësisë, ku për katër vite ka shërbyer në Divizionin për Mbrojtje Juridike dhe Mbështetje Financiare për të Akuzuarit Potencial në Hagë.

Në fushën e arsimit, ai ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme si Prorektor, drejtor shkolle dhe ligjërues universitar, ndërsa aktualisht mban pozitën e asistent-profesorit në Universitetin “Kadri Zeka”.

Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, Berisha thekson se Ferizaj ka bërë hapa të mëdhenj përpara nën udhëheqjen e kryetarit Agim Aliu, por se ky zhvillim duhet të vazhdojë me punë të pandërprerë dhe përfaqësim të ndershëm.

“Zhvillimi nuk ndalet vetvetiu – kërkon përkushtim dhe përfaqësues që mbrojnë interesin e qytetarëve mbi çdo interes tjetër. Me votën tuaj, do të jem zëri juaj për një Ferizaj më modern dhe më të drejtë për të gjithë,” – ka deklaruar Berisha.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer