Rinumërimi i votave në të gjithë Kosovën për kandidatët për deputetë vazhdon të nxjerrë në pah keqpërdorime të shumta në shumicën e komunave të Kosovës.
Jashtë kësaj liste nuk ka mbetur as Drenasi ku rinumërimi ka zbuluar se për kandidatin e PDK-së, Fadil Demaku, janë vjedhur vetëm në këtë komunë hiq më pak se 222 vota, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Demaku i prin listës së personave që i janë hequr më së shumti vota pas rinumërimit në Drenas.