Pas 26 vitesh pritje është rivarrosur sot trupi i Xheladin Kqbashit nga Polaci i Skenderajt, shkruan rajoni.org.
E për këtë ngjarje ka reaguar edhe profesori Përparim Gruda i cili ka thënë së pas 26 vitesh pritjeje, Xheladini është kthyer për të pushuar përgjithmonë në Polacin e tij të dashur.
“Me dhembje të thellë, por edhe me krenari të jashtëzakonshme, sot, pas 26 vitesh pritjeje, në fshatin tim të lindjes, rivarrosëm eshtrat e kushëririt tim, Xheladin Kabashi. Në moshë të re, si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xheladini dha jetën për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Gruda në facebook.
Postimi i plotë i Grudës:
Pas 26 vitesh pritjeje, Xheladini kthehet për të pushuar përgjithmonë në Polacin e tij të dashur!
Me dhembje të thellë, por edhe me krenari të jashtëzakonshme, sot, pas 26 vitesh pritjeje, në fshatin tim të lindjes, rivarrosëm eshtrat e kushëririt tim, Xheladin Kabashi. Në moshë të re, si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xheladini dha jetën për lirinë e Kosovës.
Xheladini jetoi me ideale të mëdha dhe u bë pjesë e atyre që shkruan historinë tonë me sakrificën më sublime. Emri dhe gjaku i tij janë gurët e themeleve të shtetit tonë dhe kujtesë e përhershme e çmimit të lirisë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Xheladin Kabashin dhe për të gjithë dëshmorët e kombit! Lavdi jetës dhe veprës së tij!