E diel, 22 Dhjetor, 2024

Rohde: Të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të zbatohen

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë,  Jorn Rohde ka thënë se të gjitha marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen.

Rohde u pajtua kështu me kryeministrin Albin Kurtin, i cili të dielën ka kërkuar zbatim të plotë të të gjitha pikave të marrëveshjes së dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke diskutuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.Nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe as vonesa në zbatimin e saj”, deklaroi kryeministri Kurti.

Me këtë deklaratë u pajtua ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

“Plotësisht dakord – zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është nevoja e kohës”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Ohër më 18 mars, por Beogradi zyrtar ka kontestuar disa pika të kësaj marrëveshje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer