Një person me prrobleme psikike në Skenderaj është arrestuar dje rreth orës 11:30 nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht nënë e tij, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari ka shkaktuar edhe dëmtime në shtëpi.
Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’./Rajoni.org/