E hënë, 28 Tetor, 2024

Rrahje brutale në RTK, dhëndri i Hysni Ngucatit ia thyen hundët kamerierit të bufesë

Rreth orës 20 të mbrëmjes së sotme ka ndodhur një rrahje brutale në Radio Televizionin e Kosovës, më konkretisht në bufenë e objektit të televizionit publik.

Një punëtoer i RTK-së e ka rrahur rëndë kamerierin e bufesë, i moshës 19- vjeçare, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, duke ia thyer hundën.

Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës dhe në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe ambulanca dhe 19-vjeçari është dërguar me urgjencë në QKUK.

Siç mëson KosovaNews është inxhinieri i RTK-së, Mirsad Bajraktari, i cili është edhe dhëndëri i ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Ngucatit. Ende nuk dihen arsyet e kësaj rrahje të rëndë në bufenë e Radio Televizionit të Kosovës.

Sulmuesi Mirsad Bajraktari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në disa fotografi të siguruara, Bajraktari shihet të ketë lidhje të forta me njerëz të PDK-së, më konkretisht me Sami Lushtakun, Kadri Veselin etj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer