Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta.
Nxënësit shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave.
Një rast i tillë ka ndodh edhe sot në Skenderaj.
Si pasojë e përleshjes, siç mëson sinjali, një i mitur është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dhe më pas është bartur për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./02press