Një dasmë e organizuar nga shqiptarët në Amerikë ka përfunduar ashtu siç nuk pritej. Edhe pse vëmendja duhet të ishte tek çifti, aty ndodhi krejt diçka tjetër.
Në këtë organizim kanë qenë të ftuar dy grupe, të cilat kanë qenë në telashe dhe të njëjtit kur janë takuar e kanë prishur dasmën duke u rrahur mes vete.
Indeksonline ka siguruar një video ku disa nga pjesëmarrësit shihen të shqetësuar.
Njëri nga ata është i lënduar dhe gjendet në spital në gjendje të rëndë. Ndërsa mësohet se ka pasur edhe të arrestuar.