Albion Rrahmani është thirrur në Kombëtaren e Kosovës për herë të parë pas lëndimit që pësoi në ndeshje me Andorrën.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij aktual, Rapid Bukureshti përmes faqes zyrtare në Facebook.
Kosova do t’i zhvillojë dy miqësore me Armeninë (22 mars) dhe Hungarinë (26 mars).
Rrahmani i ka dy ndeshje me Dardanët deri tash.