Kosova gjatë muajit shtator do të luaj dy ndeshjet e radhës për kualifikimet për Euro 2024.
Dardanët me 9 shtator do të luajnë në stadiumin “fadil Vokrri” në prishtinë ndaj Zvicrës, ndërsa tre ditë më vonë përballen me Rumaninë, shkruan IndeksOnline.
Gazetari Arlind Sadiku, ka njoftuar se selektori i Kosovës, Primozh Gliha, për këto ndeshje ka ftuar edhe treshen e cila ka shkëlqyer dy vitet e fundit te Ballkani, Albion Rrahmanin, Ermal Krasniqin dhe Meriton Korenicën.
Krasniqi në janar është transferuar te skuadra rumune CFR Cluj, ndërsa javë më parë, Albion Rrhamani i është bashkuar skuadrës Rapid Bukuresht.