E premte, 15 Nëntor, 2024

Rrahmani pas barazimit me Zvicrën: Nuk është keq, kemi frymë të re

Kosova ka barazuar ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024” me rezultat 2:2.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është shprehur i kënaqur me barazimin e Kosovës ndaj Zvicrës.

“Është rezultat i rëndësishëm. Normalisht jemi të kënaqur për atë që ka dhënë skuadra. Nuk është keq. Kemi frymë të re. Po mundohemi të jemi sa më kompaktë”, ka thënë ai pas ndeshjes për Supersport Kosova.

Kosova e Zvicra ndanë pikët në Grupin I kualifikues për Euro 2024. Ndeshja u mbyll 2:2.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer