Wednesday, July 16, 2025

Rrahu një person në shesh të Skenderajt, dërgohet në mbajtje i dyshuari

Një incident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan rajoni.org.

Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka goditur fizikisht viktimën, gjithashtu mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit, viktima ka kërkuar dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është ndaluar nga policia dhe me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer