E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Rrëfim nga Veriu – serbi që ka prindërit në Banjskë: Policia u solli ilaçe, ushqim dhe pije

Fshati Banjskë vazhdon të mbetet i bllokuar dhe askush nuk mund të largohet e as të hyjnë aty, ndërsa banorët e Mitrovicës së Veriut e konsiderojnë turp atë që dita e djeshme nuk ishte shpallur ditë zie.

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë ende të pranishme në Banjskë dhe banorët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre, thotë për mediet serbe Dejan Nedeljkoviq, banor i Mitrovicës së Veriut, prindërit e të cilit jetojnë në këtë fshat.

“Ata [prindërit] i kanë të gjitha gjërat elementare, Policia e Kosovës u solli ilaçe, ushqime e pije duke iu thënë se kjo mund të zgjasë një orë ose disa ditë dhe se ata duhet të jenë të durueshëm”, shpjegon Nedeljkoviq.

Sipas njohurive të tij, një numër i madh i automjeteve të KFOR-it gjendën në hyrje të Manastirit të Banjskës.

“Miqtë e mi më thanë se forcat e KFOR-it do të kontrollojnë bodrumet e manastirit, ku murgjit ruajnë verën dhe produktet e tjera, për të parë nëse mund të gjendet ndonjë gjë që ka mbetur pas sulmit [terrorist] ndaj policisë së Kosovës”, potencon ai.

Siç shton Nedeljkoviq, të gjithë banorët e fshatit janë të frikësuar.

“Njësitet speciale të ROSU-së erdhën në dyert e të gjitha shtëpive dhe u thanë banorëve që të mos i afrohen dritareve dhe të shtrihen poshtë krevatit nëse dëgjojnë të shtëna armësh, që të mos i godasë ndonjë plumb”, shton Nedeljkoviq, shkruan Telegrafi.

Ai thekson se askush nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, pas kësaj ngjarje.

“Ka shumë pikëpyetje. A kishte logjistikë që qëndronte pas atyre njerëzve? A i ka organizuar dikush? Mendoj se ata [sulmuesit] ishin pa eksperiencë, ngase shumica prej tyre nuk kanë shërbyer në ushtri. A i ka tradhtuar dikush, kështu që kanë mbetur aty dhe kanë vdekur? Për fat të keq, këtë ne mund të mos e dimë kurrë”, përfundon ai.

Kujtojmë se në mëngjesin e së dielës, ora 02:34, zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në fshatin Banjskë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një është plagosur.

Në shkëmbimin e zjarrit mes policisë dhe terroristëve serbë, kanë mbetur të vrarë tre sulmues.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer